Të dhënat e OBSH: Më pak se 10% e popullsisë e ka kaluar Còvíd-19

Të dhënat e OBSH: Më pak se…

Në konferencën e sotme të OBSH-së, një nga pyetjet që u bë nga gazetarët ishte: Sa njerëz duhet të jenë të váksinuar apo të kenë antitrupa nga kapërcimi i Còvíd-19, që të ulet mundësia e vírùsít për t’u shpërndarë?

Epídèmíòlògía Maria Van Kerkhove tha se janë rreth 100 studime që po vazhdojnë njëkohësisht në të gjithë botën, dhe OBSH është duke bashkëpunuar me 50 shtete merren me studime të ndryshme, me një larmi antitrupash e modelesh testimi.

Ajo që ka mësuar OBSH deri tani nga këto studime është se më pak se 10% e popullsisë ka gjurmë antitrupash kundër Còvíd-19. Është vënë re që antitrupat janë në nivel më të lartë te punonjësit e shëndetësisë, të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj vírùsít. Po ashtu, edhe banorët në zona ku ka pasur shumë raste.

Megjithatë, pjesa më e madhe e popullsisë mbetet e prekshme nga vírùsí dhe kjo do të thotë që vírùsí ka ende shumë mundësi për t’u përhapur. Për këtë arsye, është jetike që njerëzit të bëjnë kùjdes me masat e distancimit social.

OBSH pret që personat që janë infektuar nga vírusí të kenë krijuar imunitet ndaj tij, por studimet po përpiqen të kuptojnë se për sa kohë do të zgjasë ky imunitet, dhe se sa i fortë është. Pra, ende nuk është krijuar një ide e qartë nga studimet e deritanishme.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit