Të dhënat e pagave| Miliarderi rus "punësoi" shqiptarin për t’i vjedhur

Të dhënat e pagave| Miliarderi rus “punësoi”…

Endri Ikonomi është emri që lidhet me miliarderin rus Oleg Viktorovich Boyko, nga i cili dyshohet se është urdhëruar vjedhja dhe publikimi i pagave të rreth 700 mijë shqiptarëve. Ikonomi është tashmë I arrestuar nga policia dhe rezulton të ketë punuar për kompaninë e një bosit rus në Shqipëri, e quajtur Credit 2 All (Digital Finance International SHPK).

Sipas listës së Forbes biznesmeni rus është një nga 100 personat më të pasur në planet.  57-vjeçari raportohet të ketë një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë dhe është investitor ndërkombëtar prej 30 vitesh në industrinë bankare dhe shërbimet digjitale financiare dhe drejtues i Finstar Financial Group.

Biznesmeni rus

Raporti i inteligjencës së Senatit të SHBA e citon oligarkun rus Oleg Boyko si person “Me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar”. “Shtypi moldav ka raportuar se Boyko ishte i përfshirë në një operacion të mbeshtetur nga Kremlini për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje,” shkruhet në raportin sensitiv të SHBA, ku disa paragrafë janë të censuruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit