Të dielat pa makina, reagon ashpër Artan Fuga

Të dielat pa makina, reagon ashpër Artan…

Akademiku Artan Fuga ka reaguar plot ironi pas nismës së deklaruar një ditë më parë nga ana e kryeministrit të vendit Edi Rama, për të dielat pa makina, duke filluar nga tetori deri në mars të vitit 2021, nismë që ka lënë shumëkënd të befasuar.

Përmes një postimi në Facebook, Fuga bën një ‘propozim’: Që nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet, t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të … vetë spastrohen!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit