Të dielën Berati në zgjedhje, nis shtrimi i rrugëve me zhavorr

Të dielën Berati në zgjedhje, nis shtrimi…

Dy ditë para zgjedhjeve për kryetar bashkie, në fshatin Gjerovë afër Beratit, kamionët me zhavorr kanë mbërritur për të shtruar rrugën.

Banorët thonë se punimet për asfaltimin e rrugës filluan para disa kohësh, por u lanë përgjysmë dhe tani që jemi në prag të zgjedhjeve po mbushen vetëm disa gropa sa për sy e faqeZ

Banorët tregojnë se sa herë që afrojnë zgjedhjet, përfaqësuesit politikë premtojnë se rruga do të bëhet, por premtimet mbeten vetëm fjalë boshe pasi rruga mbetet e njëjtë dhe në dimër është pothuajse e pamundur të lëvizësh.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të vërtetë dhe zgjidhje të qëndrueshme, duke theksuar se situata e rrugës e bën jetesën e tyre të vështirë çdo ditë, jo vetëm para zgjedhjeve.

Denoncimi i qytetarit:

A mund ti postoni kto ju lutem Per dy dite jan zgjedhjet dhe bejn sikur mbushin gropat. Sot nje fshat afer beratit ne gjeroven

Filluan berjen e asfaltit edhe e lan pergjysem tani mbushin ca gropa. As shtrim nuk quhet. Kjo rrug ne dimer rri vetem me gropa. Nje shi bie behet e pa kalueshme. Sa her qe vin zgjedhjet na premtonin qe do na behej rruga. Po vetem genjeshtra

<iframe width=”315″ height=”576″ src=”https://www.youtube.com/embed/s90NYli0M3c” title=”Të dielën Berati në zgjedhje, nis shtrimi i rrugëve me zhavorr” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit