“Të dielen kyçni makinën se iu hyn virusi brenda”/ Murrizi ngre tonet në parlament: Ku shkuan 174 milion euro ?

“Të dielen kyçni makinën se iu hyn…

Deputeti Murrizi tha se nga 170 mijë shqiptarë që duhej të merrnin magën e luftës, vetëm 83 prej tyre e kanë marë.

“Nga 170 mijë shqiptarë që duhej të merrnin pagën e luftës, vetëm 83 mijë prej tyre i kanë marrë. Por edhe për këta unë kam dyshime, se ju kurrë nuk guxuat të bëni transparencë. I  keni bërë rrush e kumbulla. Po mashtroni. Ku kanë shkuar 174 milion euro ?

Borxhi ka shkuar sot rreth 10 miliardë euro”-tha Murrizi.

Më tej, ai riktheu në vemendje tërmetin, ndërsa tha “Ku i keni planet për rindërtim në Thumanë, Durrës, Krujë apo Kavajë? Edhe të shtatorit i keni në çadra. Sa shtëpi keni ndërtuar në Thumanë? As mbeturinat nuk i keni hequr ende. Keni prish në Durrës pallate shpejt e shpejt, vetëm se ishte prishur suvaja”.

Gjithashtu Murrizi iroinizoi edhe masat e qeverisë, në lidhje me situatën e Covid-19.

“Shqiptarët në mjerim ju i keni mbyllur në shtëpi deri në 23 qershor, dilni të enjten, por smund të dilni të premten, te dielen kyçenin makinën se iu hyn virusi në makinë”-tha ndër të tjera Murrizi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit