“Të drejtat e grave po shkelen”/ Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Barazia gjinore është 300 vjet larg

“Të drejtat e grave po shkelen”/ Sekretari…

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë një deklaratë të fortë një ditë para “8 Marsit”, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Duke folur me grupin kyç të OKB-së për të drejtat e grave, ai tha se përparimi drejt barazisë gjinore po zhduket në vend që të avancojë. Guterres tha se barazia gjinore është “300 vjet larg” sipas vlerësimeve të fundit nga UN Women.

Sipas tij, duke u fokusuar në gjëra më detajiste por më pak të rëndësishme, në të gjithë botën neglizhohen faktet më të mëdha që tregojnë barazinë gjinore.

Guterres përmendi këtu shkallët e larta të vdekshmërisë amtare, vajzat që detyrohen të martohen në moshë të hershme dhe vajzat që rrëmbehen dhe sulmohen për ndjekjen e shkollës

“Të drejtat e grave po abuzohen, kërcënohen dhe shkelen në mbarë botën. Për shembull në Afganistanin, gratë dhe vajzat janë fshirë nga jeta publike”, u shpreh ai.

Raporti i paraqitur në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë të hënën vuri në dukje gjithashtu rritjen e martesave të detyruara, ndalimin e përjashtimit të grave nga hapësira të tjera publike si parqet dhe palestrat.

Guterres tha gjithashtu se “në shumë vende, të drejtat seksuale dhe riprodhuese të grave po zhbëhen”, megjithëse ai nuk specifikoi se ku.

Në këtë pikë që jemi, Guterres tha se hapi kryesor për të rritur barazinë gjinore është fokusimi në arsimim, rritja e të ardhurave dhe punësimi i grave dhe vajzave.

Shekujt e patriarkalizmit, diskriminimit dhe stereotipeve të dëmshme kanë krijuar një hendek të madh gjinor në shkencë dhe teknologji. Le të jemi të qartë: kornizat globale nuk po funksionojnë për gratë dhe vajzat në botë. Ata duhet të ndryshojnë”, u shpreh ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit