“Të dua, por me 45 kg më pak”, si djaloshi detyroi të dashurën të firmoste në këmbim të unazës

“Të dua, por me 45 kg më…

Duket pak poshtëruese, por kjo është historia e vërtetë e një djali që kishte një lidhje 6 mujore me një grua dhe i ka dërguar një kontratë “dobësimi” që duhej firmosur përpara se t’i propozonte asaj për fejesë.

Ai i kërkonte një rënie peshe rreth 45 kg në mënyrë të tillë që ai t’i blinte një unazë fejese. Në një pjesë te kontratës shkruhej:

“Qëllimi i kësaj nuk është që e dashura ime të ndihet keq, por një mënyrë që ajo të reagojë. Dashuria ime për të nuk vihet në dyshim, por duhet me patjetër të respektohet kjo kontratë që unë t’i propozoj për martesë.”

Një koleg i punës së gruas e ka shpërndarë këtë fotografi të kontratës në shumë grupe në facebook duke sqaruar që kjo ishte kundra dëshirës së saj.

Ndërsa komentet të ndryshme në zyrë ishin: “Unë do ta haja kontratën në syrin e tij”, “Unë do të humbisja dyfishin e peshës, vetëm për inat ndaj tij”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit