Të dytët e BE-së për pronësinë e apartamenteve, por shqiptarët jetojnë ngushtë

Të dytët e BE-së për pronësinë e…

Shqiptarët rezultojnë të jenë populli i dytë në Evropë, që kanë në pronësi të tyre një apartament.

Sipas disa statistikave të Eurostat, rezulton që vendin e parë e mbajnë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, ku 96.3% e tyre zotërojnë një apartament, të ndjekur më pas nga shqiptarët që sipas të dhënave 94.8% jetojnë në apartamentet e tyre.

Shifrat e përmendura janë relativisht më të larta se mesatarja e përgjithshme e personave që jetojnë në mbarë Evropën, pasi vetëm 70% e shtetasve të Evropës gëzojnë apartamentin e tyre. Por ndonëse një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve gëzojnë pronësinë e një apartamenti, përsëri vlen të theksohet se jetojnë më ngushtë se të gjithë sa i përket dhomave të banesës.

Shqipëria bashkë me Malin e Zi kanë mesatarisht 0.9 dhoma për individ, dukshëm më pak se mesatarja e Evropës me 1.6 dhoma për person. Kjo tregon qartë se një individ që jeton në Shqipëri, në pjesën më të madhe të rasteve nuk ka një dhomë të vetën në dispozicion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit