Të famshmit nuk hezitojnë, zbulojnë kur e humbën virgjërinë

Të famshmit nuk hezitojnë, zbulojnë kur e…

Virgjëria është një temë delikate dhe shumë interesante. Së fundmi për këtë temë janë pyetur disa të famshëm. Këta të fundit nuk kanë hezituar dhe kanë zbuluar kur e humbën virgjërinë, teksa nuk kanë kursyer dhe detaje interesante.

Diddy – 13

Diddy ka folur hapur për këtë temë, ndërsa u shpreh se ishte ndikuar shumë nga shikimi i tepruar i filmave porno, ndërsa tregon se ka humbur virgjërinë në moshën 13 vjeçare.

Kelly Osbourne – 13

Osbourne tregon se ka bindur veten të humb  virgjërinë në moshën 13 vjeçare, ndërsa citon se nuk i kishin ardhur as periodat.

Johnny Depp – 13

Aktori, Johnny Depp, ishte pjesë e grupit të quajtur “The Flame”, kur humbi virgjërinë e tij, ndërsa ishte në turne.

Kim Kardashian – 14 vjeç

Modelja, Kim Kardashian, e humbi virgjërinë me nipin e Michael Jackson, TJ Jackson, por ylli i “Keeping Up with the Kardashians” e diskutoi vendimin e saj fillimisht me nënën e saj, Kris Jenner.

Britney Spears – 14

Ikona e muzikës pop, Britney Spears, e ka humbur virgjërinë e saj në moshën 14-vjeçe me ish të dashurin e saj, Justin Timberlake.

Angelina Jolie – 14

Aktorja, Angelina Jolie, ka pranuar publikisht se virgjërinë e kishte humbur kur ishte 14-vjeçe.

Khloe Kardashian – 14

Ylli i “Keeping up with Kardashians”, u shpreh se virgjërinë e kishte humbur në moshën 14-vjeçare.

Katy Perry – 16

Diva e popit ka treguar se ishte 16 vjeçe dhe e humbi virgjërinë në sediljen e përparme të një veture, të markës, Volvo teksa dëgjonte albumin “Grace” të Jeff Buckley.

Adriana Lima – 27

Modelja e “Victoria’s Secret”, Adriana Lima, e ka humbur virgjërinë e saj në moshën 27-vjeccare, deri në momentin që u martua me bashkëshortin e atëhershëm Marko Jarić në vitin 2009.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit