Të flini përmbys nuk rekomandohet, me përjashtim të një rasti

Të flini përmbys nuk rekomandohet, me përjashtim…

Të flesh me bark nuk është shumë e rekomandueshme nga ekspertët e gjumit, por ka raste që bëhen edhe përjashtime. 

James Leinhardt, i cili punon për kompaninë e jastëkëve dhe dyshekëve Levitex, dha këshillat në TikTok për ndjekësit e tij.

Ky është fjalë për fjalë pozicioni më i keq i gjumit. Në fakt, më falni, ky është pozicioni më i keq ndonjëherë i gjumit. Ju po rrotulloni qafën dhe po luftoni me parehatinë e shtyllës kurrizore. Ju jeni duke i shkaktuar vetes dhimbje qafe dhe dhimbje shpine. Dhe ti ende e bën çdo natë… Pse?!”, tha James. 

Dhe ne kemi një përgjigje. Epo, sepse është komode, James!

Megjithatë, këtë herë ai shpjegon se si në fakt ka raste kur shtrirja me bark mund të jetë e dobishme. Ai tregon shembullin e mjekëve gjatë pandemisë Covid-19, të cilët shpesh i vendosnin pacientët shtrirë me bark, me dy jastëkë të pozicionuar në mënyrë strategjike poshtë tyre, një praktikë e quajtur ‘përkulje’.

“Në aspektin mjekësor, është një ndërhyrje terapeutike, mund ta keni parë gjatë koronës dhe shpëtoi shumë jetë. Nëse e kishin një pacient shtrirë me bark nivelet e tij të oksigjenimit po ndryshonin, SAT-et e tij po rriteshin, fjalë për fjalë po i shpëtohej jeta”, tha James. 

Pra, ai shpjegon se nëse vendosni një jastëk poshtë ijeve dhe një tjetër nën gjoks duke lënë një boshllëk për diafragmën tuaj, atëherë mund të merrni frymë dhe ta nxirrni atë më lehtë./Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit