Të fortët lezhianë tentuan t’i ‘eliminonin’, zbulohet kush ishte në shënjestër të atentatit të sotëm

Të fortët lezhianë tentuan t’i ‘eliminonin’, zbulohet…

Gjatë ditës së sotme iu bë pritë një atentati që mund të çonte në një tragjedi. Bëhet fjalë për atentatin që ishte përgatitur në Lezhë ndaj një personi në Tiranë. Pas operacionit të zhvilluar nga policia, dy persona të identifikuar si Edmir Vlashi, 31 vjeç dhe Hektor Ndoka, 31 vjeç janë shpallur në kërkim, pasi kishin planifikuar vrasjen për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. Dy personat kishin përgatitur si bazë për fshehjen e armatimit dhe të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal banesën dhe restorantit e Nikoll Marku 60-vjeç i cili është arrestuar nga policia bashkë me të shoqen Marie Marku, 60 vjeçe. Pas kësaj, detaje të reja kanë dalë në dritë. Bëhet e ditur se shënjestër e atentatit të sotëm kanë qenë Preng Paluca dhe bashkëshortja e tij Antoneta Paluca. Mësohet se këtyre të fundit, nuk është hera e parë që u bëhet atentat, pasi 3 vite më parë iu vendos tritol në banesë, teksa për herë të dytë iu bë atentat me armë në zonën e Kamzës në Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit