Të fshehur pas shkurreve ose civilë, a janë normale 'kurthet' e policisë për të gjobitur shoferët?

Të fshehur pas shkurreve ose civilë, a…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë me një shqetësim që, dashur apo padashur, prek pothuajse çdo drejtues mjeti në rrugët e vendit. Sipas tij, disa praktika të ndjekura nga Policia Rrugore po krijojnë ndjesinë se qëllimi kryesor nuk është më parandalimi i aksidenteve, por ndëshkimi me çdo kusht.

Qytetari pretendon se në shumë segmente rrugore shfaqen efektivë civilë, të cilët raportojnë përmes radios edhe shkeljet më të vogla, duke çuar në vendosjen e gjobave ndaj shoferëve. Sipas tij, kjo metodë po perceptohet si një “gjueti” e vazhdueshme ndaj drejtuesve të mjeteve, ku çdo gabim minimal përkthehet menjëherë në penalizim financiar.

Një tjetër praktikë që ngre pikëpyetje është pozicionimi i patrullave në zona me fushëpamje të kufizuar,  pas kthesave, pranë shkurreve apo pemëve, duke u bërë të padukshëm për drejtuesit e mjeteve deri në momentin e ndalimit. Qytetari pyet: a është kjo një mënyrë për të rritur sigurinë rrugore, apo një skemë për të kapur sa më shumë shkelës? Në shumë vende europiane, prania e policisë në rrugë shoqërohet me sinjalizime të dukshme, pikërisht për të frenuar shkeljen përpara se ajo të ndodhë, jo për ta ndëshkuar pasi ka ndodhur.

Qytetari ngre pyetjen a është e drejtë dhe normale kjo, në cilin vend të botës policët fshihen pas shkurreve të autostradës për të gjobitur shoferë? Po ju jeni dakord me manovra të tilla?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit