Të gjashtë lëvizin të lirë/ Gjykata cakton masën ‘arrest me burg’ për autorët e vrasjes së Nikulajt

Të gjashtë lëvizin të lirë/ Gjykata cakton…

Kanë kaluar disa ditë nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj dhe vetëm ditën e djeshme policia identifikoi autorët. Por, edhe në këto momente që flasim asnjë prej tyre nuk është vënë në pranga.

Të gjashtë të akuzuarit lëvizin të lirë, ndërsa sot Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Ata akuzohen për dy vepra penale, ‘vrasje për gjakmarrje’ e ‘vrasje e kryer në bashkëpunim.’

Autorët janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj.

Mësohet se atë gjithë ata janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Ndërsa  vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave të policisë vrasja e biznesmenit ishte i planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen dhe në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit