Të gjitha 50-she, gjenden 7 milionë lekë në makinën e drejtorit Rilindas! Do u jepeshin qytetarëve për vota

Të gjitha 50-she, gjenden 7 milionë lekë…

Jemi 3 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe skandalet për shitblerjen e votës s’kanë të ndalur. Gjatë ditës së sotme, në Maqellarë të Dibrës mbështetës të PD arritën të ndalonin një makinë të mbushur me para që po përdorej për të blerë votat e qytetarëve. Pamjet e ndalimit të makinës të mbushur me para u publikuan nga kandidati demokrat për Dibrën Xhelal Mziu, Luan Haka, por jo vetëm. Makina kishte brenda saj dy të rinj, që mendohet se kanë qenë në lëvizje për të shpërndarë lekë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Mësohet se bëhet fjalë për dy punonjësit e Bashkisë së Bulqizës, Denis Gjoli dhe Albjon Ceku, ndërsa kanë dalë nga makina pas presionit të përfaqësuesve të PD-së. Ndërkohë sipas kandidatit për deputet i LSI për qarkun Dibër, Hajri Laçi, në makinë janë gjetur 7 milionë lekë, ndërsa makina i përkiste Denis Xholit, Drejtori i Prokurimeve Publike në Bashkinë Bulqizë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit