“Të gjitha bizneset i ke nga motra prostitutë”, biznesmeni i njohur shokon me atë që thotë: Si qendron e vërteta

“Të gjitha bizneset i ke nga motra…

“Teknologjia për përfitimet/ abuzimet”  ishte tema mbi të cilën u diskutua këtë herë në studion e E diell. Në mesin e të ftuarve këtë herë ishte dhe sipërmarrësi i njohur Armand Peza, i cili operon në tregun e eventeve apo martesave.

Në lidhje me temën Armandi u shpreh se abuzime kanë ndodhur, si në këtë epokë të internetit, por edhe kur përfshirja e saj nuk ka qenë kaq e madhe. Gjatë fjalës së tij ai zbuloi një episod mjaft interesant, ku një person kishte aluduar mbi të, duke thënë se paratë i kishte bërë nga e motra, e cila nuk ekziston fare.

“Ky kot bën si i devotshëm, sepse të gjitha bizneset që ka, i ka nga motra e vet që është prostitutë në Holandë, ndërkohë që unë nuk kam motër fare”, tha Armandi. Kjo histori u shoqërua me mjaft të qeshura në studio, ndërkohë që Peza tha më tej se rrjetet sociale u kanë dhënë hapësirë dhe budallenjve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit