Të gjithë do e kishin zili, Noizy i bën super dhuratë të atit për ditëlindje: Edhe 100 idhull (FOTO)

Të gjithë do e kishin zili, Noizy…

Këngëtari i njohur me emrin e artit “Noizy”, i ka blerë një makinë të shtrenjtë babait të tij, me rastin e ditëlindjes.

Makina tip Mercedez Benz është postuar në Instagramin e reperit, ku babai i tij shihet ngjitur me makinën luksoze.

Noizy shkruan krahas postimit vetëm “Edhe 100 idhull”, fjalë të cilat janë gdhendur edhe në targën e makinës që i dhuroi babait për 60-vjetor.

Kur bëhet fjalë për makina, të gjithë e dimë se janë fiksimi më i madh i Noizy-t! Në garazhin e tij ai numëron rreth 1 milion euro të shpenzuara me makina luksoze me vlerë marramendëse. Dhurata perfekte për reperin janë makinat, si kur i merr vetë, ashtu edhe kur ia bën të tjerëve.

Noizy po korr sukses të madh me këngën e fundit, “FREESTYLE”, të lancuar para pak ditësh. Disa orë pasi publikoi projektin muzikor, ai arriti që menjëherë të kapë vendin e 10 top listat në Youtube në Italy.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit