Të gjithë duan të bëhen politikanë/ Më shumë kandidatë sesa votues në zgjedhjet e 14 Majit

Të gjithë duan të bëhen politikanë/ Më…

Në Shqipëri dëshira për të qenë pjesë e politikës është shumë herë më e madhe se për ta ndryshuar atë. Kur vjen puna te mbushja e listave për deputet apo për anëtarë të këshillit bashkiak, interesime janë të mëdha. Shumica e tyre e shohin si një vend pune të sigurtë e të mbrojtur, e jo si një mundësi për të ndryshuar qeverisjen e këtij vendi.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të 40 partitë garuese kanë renditur në listat e veta 23,646 kandidatë për këshilltarë. Ndikuar nga largimi i shqiptarëve dhe uljes së popullësisë, ka rënë edhe numri i votuesëve në raport me kandiduesit.

Vendi me numrin më të lartë të kandidatëve për votues, është Bashkia e Këlcyrës në qarkun e Gjirokastrës. Në zgjedhjet e 14 majit në këtë bashki ka 357 kandidatë për anëtarë të këshillit të bashkisë dhe tre kandidatë për kryetar. Bashkia numëron 9308 votues dhe rrjedhimisht në garë janë një kandidat për çdo 26 votues.

Bashkia e Klosit në Mat numëron 561 kandidatë dhe 15 mijë votuesë, ose 1 kandidat për çdo 28 votuesë. Pas nuk mbetet pas Tropoja, që numëron 534 kandidatë për 22 mijë votues, me 1 kandidat për çdo 41 votuesë.

Megjithatë, ka raste kur dyshohet se në disa bashki të vogla, fletat e listave për kandidatë mbushen fiktivish me familjarë. Kjo më shuëm për të plotësuar kuotat e KQZ sesa dëshira për t’u marr me politikën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit