Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria/Gazeta Suedeze ngre alarmin

Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria/Gazeta…

Arsye të shumta po bëjnë që shqiptarët të largohen nga vendi I tyre, të lënë Shqipërinë për një vend tjetër kushdo qoftë ai madje edhe duke paguar para.

Ndër shkaqet kryesore është ekonomia dhe papunësia. Kështu të rinjtë gjejnë zgjidhje vetëm jashtë këtij vendi për të punuar, jetuar e për ti krujar vetes mundësitë e munguara këtu.

Shqiptarët janë në qendër të vëmendjes teksa Britania miraton ligje për t’u mohuar atyre azilin prej se kontrabandistët i çuan ata përmes Kanalit Anglez me gomone.

Por pse po largohen kaq shumë shqiptarë, dhe pse konkretisht në Britani, e cila ka miratuar një ligj që synon t’i trajtojë ata keq?

Vitin e kaluar 12301 shqiptarë kaluan Kanalin Anglez. Distanca është e shkurtër, moti shpesh i mirë. Vetëm pak veta u mbytën. Në Tiktok atyre u ishte ofruar ndihmë për të hyrë në Britaninë e Madhe me  kamion nga Belgjika ose me varka nga Franca. Çmimi për person ishin nga 2000 deri në 5000 pund.

85 për qind e shqiptarëve që zbarkojnë kërkojnë azil. Pranohen afër 53 për qind e aplikimeve dhe janë kryesisht gra dhe fëmijë; shumë gra pohojnë se janë viktima të trafikimit. 13 për qind i referohen një organizmi  që merret me skllavërinë modern. Të gjitha këto të dhëna janë më të larta se për çdo vend tjetër.

Autoritetet britanike flasin pa turp për bandat shqiptare që ‘në një shkallë industriale rritin ose importojnë kanabis dhe janë gjithashtu lojtarë kryesorë në tregun e kokainës’. Përqindja e shqiptarëve në burgjet britanike është në mënyrë disproporcionale e madhe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit