Të gjithë e pimë, por ka disa raste që nuk duhet ta teprojmë me lëngun e limonit

Të gjithë e pimë, por ka disa…

Një nga frutat që nuk del kurrë nga moda, është padyshim limoni.

Kjo agrume është aleate mjaft me rëndësi e organizmit të njeriut, prej vitaminave dhe mineraleve.

Një mënyrë është të pini lëngun e limonit të tretur në ujë.

Nëse ky lëng pihet me stomakun bosh, njeriu është më i hidratuar, ka prirje të humbasë kilogramët.

Kur Nuk Duhet Pirë Lëngu I Limonit?

Ekspertët thonë se efektet anësore të limonit nuk janë madhore. Gjithsesi, ka disa raste që njerëzit nuk duhet ta pinë lëngun.

Ky rast është urthi. Kur njeriu vuan nga urthi, nuk duhet të pijë lëng limoni, prej aciditetit të lartë.

A i Dëmton Kockat Lëngu I Limonit?

Disa shprehen se lëngu i dëmton kockat. Të tjerë thonë se është efikas për artritin.

Nuk ka asnjë argument shkencor, që mbron idenë se lëngu i limonit bën dëm për kockat.

Kjo sepse ai është shumë i pasur në vitaminën C që lufton inflamacionin.

Si Të Konsumoni Lëngun e Limonit Për Veshkat Dhe Mëlçinë

Ekspertët thonë që lëngu i limonit duhet kombinuar me mjaltin për të fuqizuar funksionet e mëlçisë dhe veshkave. Këto dy organe kanë nevojë për acidin askorbik, ose siç njihet ndryshe vitamina C, të cilën trupi e humbet çdo ditë nëpërmjet urinës.

Nevojat e organeve për këtë acid apo vitaminë plotësohen nga limoni që është i pasur edhe me antioksidantë. Kjo vitaminë është e domosdoshme për flokët, zemrën dhe të gjithë shëndetin

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit