“Të gjithë kërkojnë fundin e korrupsionit”- Ambasadorja Yuri Kim: Kam tre prioritete kryesore

“Të gjithë kërkojnë fundin e korrupsionit”- Ambasadorja…

Teksa thekson se të gjithë shqiptarët kërkojnë fundin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se ka tre prioritete në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ajo thekson se prioriteti i parë është forcimin i marrëdhënieve të mbrojtjes midis dy vendeve.

“3 prioritetet e mia janë (1) forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes midis SHBA-ve dhe Shqipërisë; (2) mbështetje për ngritjen & funksionimin e institucioneve demokratike; (3) rritja e tregtisë & investimeve midis SHBA-ve dhe Shqipërisë. Të 3-ja kërkojnë sundim të ligjit, transparencë & fund të korrupsionit!”, shkruan ambasadorja.

/tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit