Të gjithë punojnë për vaksinën e COVID-19, por si do shpërndahet? Plani për çmimin dhe prodhimin në masë

Të gjithë punojnë për vaksinën e COVID-19,…

Plot 165 kandidatë po punojnë për të gjetur një vaksinë për COVID-19.

26 prej tyre janë gati për të filluar provat tek njerëzit.

Një nga prodhuesit farmaceutik francez, Sanofi, ka arritur një marrëveshje me BE-në, ku do të sigurojë 300 milionë doza të vaksinës së mundshme.

Vetëm një vaksinë do të zgjidhet nga e gjithë kjo garë.

Miliona, apo miliardo vaksina do duhej të prodhoheshin më pas sipas standardeve të cilësisë.

Pyetja që shtrohet, është se si do veprojë Europa në këtë situata?

Në momentin që do aprovohet një vaksinë e sigurt, dhe pasi zhvilluesi i saj të bëjë një marrëveshje me BE-në, vendet anëtare do vendosin programin e tyre.

Ato do caktojnë çmimin dhe përparësinë që do e shpërndajnë mes qytetarëve.

Në shkallë globale Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë me një skemë të quajtur COVAX, e cila punon për të maksimizuar zhvillimin, hyrjen e barabartë dhe alokimin e drejtë të vaksinave.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit