Të harruar/ Fshati Gërnec në Vlorë pa shkollë, shëndetësi e infrastrukturë

Të harruar/ Fshati Gërnec në Vlorë pa…

Fshati Gërnec i bashkisë Selenicë kanë mbetur të izoluar. Banorët shprehen se askush nuk u vjen për vizitë dhe për të shkuar në spital kur kanë urgjenca shëndetësore është mision i pamundur.

Ata thonë se shkolla është mbyllur prej kohësh dhe qendra shëndetësore e fshatit nuk ka dyer e dritare dhe as mjek apo infermierë. Nga 150 banesa dikur, sot vetëm 13 shtëpi janë të banueshme. 10 fëmijët e mbetur shkojnë në fshat tjetër për tu arsimuar.

“Në këtë fshat kanë ngelur shumë pak fëmijë dhe rruga është e amortizuar, po ashtu mungesa qendrës shëndetësore bën që njëherë në kaq kohë të vij një infermier nga Vlora për t’ju bërë gjilpërë.”– tha një banor i Gërnecit.

Rruga si mos më keq, shkolla pa fëmijë dhe e mbyllur edhe pse shkollë më e mirë se në qytet tregon, një qendër shëndetësore e mbushur më bar për bagëtinë, rruga e cila të sëmur më shumë, jeta në këtë fshat është me bagëti dhe bujqësi se çdo gjë tjetër mungon”, tha një tjetër banor për tch.

“Rruga e shkatërruar, ambulancë nuk ka dhe është mbushur me barë, pa fëmijë dhe shkolla që u bë e re, në ditën në vijim do të jetë dhe ajo një magazinë bari si qendra shëndetësore”, shton një tjetër.

“Jetesa është shumë e vështirë, rruga është katastrofë nuk vijnë dot fëmijët”– tha kryetar i fshatit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit