Të Hënën mbledhja, Myslym Murrizi pjesë e Këshillit Politik

Të Hënën mbledhja, Myslym Murrizi pjesë e…

Deputeti Myslym Murrizi do jettë pjesë e mbledhjes së Këshillit Politik që zhvillohet të Hënën.

Deputetët e opozitës parlamentare kanë vendosur të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik, të sugjeruar fillimisht nga kryeministri Rama.

Pas konfirmimit të pjesëmarrjes nga ana e opozitës jashtë Parlamentit, edhe deputetët opozitarë brenda Kuvendit kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Të paktën sipas një postimi në Facebook të deputetit Edmond Stojku.

“Pas dakordësisë së palëve të këshillit politik, si dhe miqve tanë të nderuar ndërkombetarë, për procesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi përfaqesimin e saj!

Në emër të 28 deputeteve firmëtarë të tre grupeve parlamentare dhe të deputetëve të pavarur, me të cilët kemi kërkuar ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor, listat e hapura, zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për depolitizimim e komisionëreve, pra për administratë zgjedhore publike”,- shkruan Stojku.

Ai shtoi gjithashtu se përveç Rudina Hajdarit, në këshillin politik do të jetë edhe Myslim Murrizi.

Mbledhja e Këshillit Politik do të zhvillohet, sipas asaj që është njoftuar nga palët, të hënën në orën 11:00.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Këshillit, do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit