Të hënën në orën 11.00, artistët protestë para Bashkisë Tiranë

Të hënën në orën 11.00, artistët protestë…

Të hënë në orën 11.00 artistët do të protestojnë para Bashkisë së Tiranës. Lajmin e bëri të ditur regjisori Edmond Budina, pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha.

Protesta do të zhvillohet gjatë kohës që do të mbahet dhe mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku do të vendoset për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Më herët kreu i PD u shpreh se çdo akt ndaj Teatrit Kombëtar është akt lufte dhe ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mbrojnë këtë monument.

Ditën e enjte, Erion Veliaj i ka kërkuar Këshillit Bashkiak të miratojë në mënyrë të paligjshme të një akt–ekspertize të Institutit të Ndërtimit për Teatrin Kombëtar.

Këshilli Bashkiak do të vendosë  të hënën më 18 maj, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Exit publikoi më herët Aktin i ekspertizës, i cili  është i hartuar në rrethana të dyshimta dhe pa oponencë teknike.

Nga ana tjetër, Presidenti Meta sot dërgoi në Gjykatë Kushtetuese vendimin e qeverisë për kalimin e truallin e TK, në pronësi të Bashkisë, vendim i cili i hap rrugë prishjes së tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit