Të Hënën rinis transporti urban në Tiranë/ Ja rregullat që duhet të respektoni

Të Hënën rinis transporti urban në Tiranë/…

Ditën e Hënë (6 Korrik), do të rinisë transporti publik në Tiranë, kanë njoftuar autoritetet. Është vendosur që pasagjerët dhe kompanitë që operojnë në këtë sektorë, duket të respektojnë disa masa.

Rregullat që do të duhet të ndiqen nga kompanitë dhe udhëtarët janë këto:

– Në automjete do të lejohen të udhëtojnë me 70 për qind të kapacitetit të udhëtarëve.

– Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.

– Çdo pasagjer duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza, si në vendin e pritjes së autobusit, ashtu dhe brenda tij.

– Pasagjerët duhet të mbajnë distancë 1 metër nga njëri-tjetri brenda në autobus.

– Drejtuesi i mjetit dhe fatorinoja duhet të të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

– Në autobuzë dhe mjete të tjera të transportit duhet të ketë dezinfektantë dhe duhet të jenë të shenjuara vendet ku lejohen të ulen udhëtarët.

– Gjatë udhëtimit, ajrimi i autobuzëve dhe mjeteve të tjera do të bëhet përmes dritareve dhe jo kondicionerit.

– Në rast të shkeljes së rregullave, çdo pasagjer do të mbajë përgjegjësi personale.

– Në çdo mjet do të ketë postera me udhëzimet e OBSH-së për rregullat e higjienës dhe distancimit social.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit