"Të hetohen policët për kryerje veprimesh arbitrare”, prokuroria me njoftime kontradiktore për vdekjen e Lear Kurtit

“Të hetohen policët për kryerje veprimesh arbitrare”,…

Lear Kurti ka humbur jetën mbrëmjen e 19 tetorit pas shoqërimit në komisariatin e policisë. Prokuroria e Tiranës ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje. Por njoftimi i bërë sot është kontradiktor me atë të bërë para disa ditësh.

Ditë më parë u tha se nuk kishte pasur veprime të kundraligjshme të punonjësve të policisë ndaj Lear Kurtit.

Gjithashtu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Nga analiza e kryer e provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, si pamje filmike, këqyrje dhe ekzaminime mjeko-ligjore, nuk evidentohen veprime të kundraligjshme të punonjësve të Policisë, gjatë dhe pas shoqërimit të shtetasit L.K., 32 vjeç”-thuhet në njoftimin e përbashkët mes prokurorisë dhe AMP të bërë në 20 tetor.

Ditën e sotme prokuroria tha se kishte nisur procedimin penal dhe hetimin ndaj dy policëve që shoqëruan të riun, për kryerjen e veprimeve arbitrare dhe mosdhënies ndihmë.

“Mbi bazën e referimit të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë ka regjistruar proçedimin penal Nr.7671/2022 për veprën penale “kryerje e veprimive arbitare” dhe “Mosdhënia ndihmë”, parashikuar nga nenet 250 dhe 290 e K.Penal.

Në vijim të veprimeve të tjera, grupi hetimor, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit Lear Kurti, do të administrojë pamjet filmike të urgjencës në Qendrën Spitalore të Traumës, pyetjen e personelit infermiero/mjekësor që kanë pritur dhe janë marrë me trajtimin e shtetasit Lear Kurti si dhe çdo veprim tjetër për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”-thuhet mes të tjerash në njoftimin e bërë ditën e sotme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit