Të huajt po blejnë prona në jug të Shqipërisë, punojnë online dhe shijojnë bregdetin

Të huajt po blejnë prona në jug…

Shtetasit e huaj që janë pozicionuar në Shqipëri për të punuar nga këtu punët e tyre online, po krijojnë një fenomen të ri. Të lodhur nga zhurma e Tiranës dhe qiratë e shtrenjta, të huajt po shkojnë drejt jugut për të blerë prona banimi, jo vetëm si shtëpi pushimi por për të jetuar aty.

Saranda po tërheq shumë shtetasit gjermanë, suedezë, holandezë, danezë, anglezë, si dhe italianë. Sipas Monitor, blerësit potencialë janë ata të moshës mbi 40 vjeç deri në 70 vjeç nga vendet perëndimore të Europës. Madje këtë persona zgjedhin prona luksoze pa u kursyer shumë, mjafton që t’u ofrohet pamje panoramike.

Përpos tyre ka dhe një tjetër kategori blerësish që po shfaqen në jug. Nomadët dixhital, ose siç njihen ndryshe personat që lëvizin nga një shtet në tjetrin duke punuar online, kryesisht të profesioneve IT, po blejnë po ashtu prona. Ata janë të moshave 35-40 vjeç dhe të shumtë në numër.

Sipas “Digital Nomad Statistics” vlerësohet se ka rreth 35 milionë nomadë dixhitalë në mbarë botën. Nomadët dixhitalë kontribuojnë me një vlerë ekonomike globale prej 787 miliardë dollarësh në vit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit