Të infektuar me COVID, 6 të sëmurë humbin jetën

Të infektuar me COVID, 6 të sëmurë…

Rritet numri i pacientëve me COVID që kanë ndërruar jetë.

Gjashtë pacientë të infektuar me COVID dhe të shtruar në dy spitalet COVID kanë humbur jetën, 24 orët e fundit.

“6 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv:  Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID-1 një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid-2 ‘Shefqet Ndroqi’, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera”, tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit