Pëllumb Pipero: Ja çfarë duhet të bëjmë nëse një mësues ose nxënës inféktohet me Covid-19

Pëllumb Pipero: Ja çfarë duhet të bëjmë…

Me afrimin e sezonit të ri shkollor , Pëllumb Pipero inféksíonísti më i njohur në vend na jep disa zgjidhje në qoftë se në institucionet arsimore mund të shfaqen persona të prékur me COVID-19. Ai në emisionin e ‘Rudinës’ në Tv KLAN, pohoi se nuk është zgjidhje mbýllja e shkollave nëse në to mund të kemi raste pozitive me Covid-19.

Mjeku inféktolog tha se “hapja e shkollave është një lajm shumë i mirë. Jam pro hapjes së shkollës, madje i përmbahem thënies ‘hapja e shkollave është hapje e shoqërisë’”- Ai théksoi se ky vendim do të shoqërohet me një protokoll të rréptë i cili do zbàtohet nga të gjithë palët pa përjàshtim në mënyrë që të shmànget përhàpja e inféksíonít.

Mbýllja e shkollës nuk është zgjidhje. Nuk duhet nxítuar në këtë pjesë për të mbýllur institucionet shkollore nëse në shkollë na del një rast pozitiv ndaj Covid-19 sepse mbyllja nuk është zgjidhje. Ne duhet të duhet të gjejmë mënyra për ta izòluar rastin dhe familjen pa ndérprérë procesin mësimor”, – shtoi Profesor Pipero.

Ai përsëriti dhe bëri një apél të fòrtë për kujdesin maksimal që duhet të kemi gjatë kësaj kohe, dhe këshilloi prindërit që t’i bindin dhe këshillojnë fëmijët për të respektuar me përpikëri rregullat stríkte për sigurinë e shëndetit të tyre dhe të familjarëve:

“Prindërit duhet të punojnë me fëmijët, t’i krítíkojë fëmijët pa i strésuar. Nëse tregoni kujdes për duart, për bankën, nëse respektoni orën e mësimit, pushimet gjithashtu, nëse zbatoni rregullat dhe kufizoni aktivitetet, çdo gjë mund të vijojë normalisht, – u shpreh Pëllumb Pipero.    

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit