“Të infektuarit kundër të painfektuarve”/ Kjo është ndeshja e futbollit më e çuditshme

“Të infektuarit kundër të painfektuarve”/ Kjo është…

Edhe pse situata me koronavirus mbetet e vështirë, në Spanjë ka persona të cilët nuk i marrin seriozisht të dhënat alarmuese dhe rritjen e numrit të të prekurve.

Disa të rinj të papërgjegjshëm në Pamplona, vendosën të organizonin një ndeshje futbolli, me synim që të mblidhnin fonde për të infektuarit nga Covid-19.

 Ndeshja do të zhvillohej në Mendilori, një prej lagjeve më të prekura nga koronavirusi.

 Ndeshja me emrin “Të infektuarit kundër të painfektuarve”, u organizua në rrjetin social, “Instagram”.

Kjo lejoi departamentin informatik të policisë që të gjente organizatorët, të cilët tashmë akuzohen për “kërcënim të shëndetit publik”.

Një grumbullim i tillë masiv me njerëz, ku një pjesë e madhe do të ishin të prekur nga koronavirusi, do të kishte bërë që numri i infektimeve në Pamplona të rritej edhe më tepër.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit