‘Të kisha bërë s*ks…’, Robert Berisha komenton fotot me modelen italiane: Nuk kam asgjë

‘Të kisha bërë s*ks…’, Robert Berisha komenton…

Këngëtari i njohur Robert Berisha, ka qenë shumë i komentuar së fundmi, pasi u përfol se ishte në një lidhje dashurie me modelen italiane, Maria Bove. Dyshimet lindën kur ata postuan foto e video mjaft intime në rrjetet sociale.

Por,sot teksa ishte i ftuar në emisionin “E Diell”, ai u pyet në lidhje me këto poza që u komentuan shumë, pasi u shfaqën duke u puthur në buzë.

“Me Marian nuk kam asgjë. Thjesht kemi qenë miq e vijojmë të jemi. Ajo ka qenë në Kosovë, e doja në emisioni im. Kaq. Nuk kam pas bateri kur e ka postuar atë foto, se do i kisha thënë ta hiqte. Të kishim bërë s*ks, mirë, po të flitet për një gjë kaq kaq të vogël”, tha Roberti.

Më pas Ervin Kurti e ngacmoi duke i thënë: “Ti pas ndarjes sikur ke bërë shumë shoqe të njohura”, e këngëtari i njohur iu përgjigj: “Gjithmonë i kam pas shoqe, ti e di se edhe djemtë i puth unë”.

Më pas Kurti e ngacmon sërish duke e pyetur nëse e kanë ngacmuar djemtë, e Roberti shprehet:

“Unë i marr si komplimente këto që më thua ti, nuk mërzitem”.

Berisha u shpreh se tani nuk ka kohë për dashuri dhe se gjithë dashurinë që ka ia jep vajzës së tij, Renee.

Image

Image

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit