Të korruptuarit e drejtësisë u shkarkuan nga Vettingu, por i marin edhe 4 mld lekë buxhetit të shtetit

Të korruptuarit e drejtësisë u shkarkuan nga…

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga reforma në drejtësi, jo që nuk i kthyen paratë e përfituara në mënyrë të padrjetë por i morën buxhetit të shtetit edhe më shumë para. Ndonëse u Vettingu i përjashtoi dhe i la pa punë, ata vijuan të marin ende pagën e përmuajshme. Sipas raportit të Kntrollit të Lartë Gjyqësor, për vitin 2022, buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej 4.14 miliardë lekë vetëm nga të shkarkuarit e vetingut.

Gjatë miratimit të reformës, 140 deputetët e Parlamentit vendosën që të shpërblejnë gjyqtarët dhe prokurorët që do të shkarkoheshin. Ata të cilët nuk do të kalonin filtarat e drejtësisë do përfitojnë 75% të pagës deri sa të merret vendimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Thënë ndryshe, kushdo që shkarkohet, e apelon vendimin dhe ai paguhet edhe pse nuk shkon më në punë. Këto procese në KPA zgjasin deri në dy vite dhe dëmet në buxhet janë të tepër të mëdha.

Për sa i përket humbjeve nga sistemi si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar, vlen të theksohet se që nga fillimi i procesit rezultojnë 65 vendimmarrje të KPA-së, nga të cilat 22 vendimmarrje i përkasin vitit 2022. Nga fillimi i procesit të rivlerësimit kalimtar, me vendim të KPK-së janë shkarkuar nga detyra në total 126 gjyqtarë (magjistratë), me një efekt financiar 413,432,637 lekë deri në 31 dhjetor 2022” – shprehet KLGJ.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit