Të lodhur nga njerëz që përdorin imazhe fallso, ky shtet europian detyron këdo që të tregojë se ka përdorur fotoshop

Të lodhur nga njerëz që përdorin imazhe…

Norvegjia ka miratuar një ligj drejtuar editimit të fotove, në një përpjekje për të adresuar çështjet e imazhit të trupit në shoqëri. Ligji i ri kërkon që krijuesit e përmbajtjes (content creators) të zbulojnë kur kanë edituar apo shtuar filtra në një foto.

Në legjislacion deklarohet:

“Çdo foto ku ‘forma, madhësia ose lëkura e trupit është ndryshuar nga re-touch ose manipulime të tjera’, duhet të shënohet si e modifikuar”.

Përveç reklamave, ligji përcakton gjithashtu që personazhet e famshëm dhe “influencers” të rrjeteve sociale duhet të shënojnë nëse paguhen ose përfitojnë në një farë mënyre nga postimi.

Rregullat e reja u miratuan me shumicë dërrmuese muajin e kaluar në parlamentin norvegjez me një votim 72 me 15, sipas Yahoo News.

“Editimi i fotove luan një rol në pasigurinë sociale, ndërgjegjësimin e keq dhe vetëvlerësimin e ulët dhe kontribuon në presion që u bëhet njerëzve për trupat e tyre”, tha ministria e Fëmijëve dhe Familjes. “Ligji synon t’i kushtojë vëmendje të veçantë mënyrës së si portretizohen gratë në shoqëri dhe si e gjithë kjo kontribuon në pasiguritë e tyre.”

Deklarata vazhdonte:

“Shpresojmë që me këto masa të japim një kontribut të dobishëm dhe një mesazh të rëndësishëm në frenimin e ndikimit në negativ, që kanë reklama të tilla, por jo vetëm, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë.”

Ligji, një ndryshim në Aktin e Tregut/Marketingut të vitit 2009, duhet të miratohet nga mbreti i Norvegjisë përpara se të miratohet zyrtarisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit