Të madhin Mirush Kabashi nuk e mpôsht sêmundja. Fotografohet me bashkëshorten në rrugët e Tiranës

Të madhin Mirush Kabashi nuk e mpôsht…

Ai është aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma.

Ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Mirush Kabashin.

Është me të vërtetë për t’u çuditur se si mund të strehohej një sêmundje në trupin e këtij artisti.

Ka qenë jo pak trônditës lajmi që aktori i madh i skenës shqiptare, kishte rreth dy vite që lûftonte me një sêmundje të rëndë.

Lajmin e dha një punonjëse spîtali, e cila publikoi në maj të këtij viti një foto me aktorin e madh.

Ata ndodheshin në ambientet e spîtalit ku aktori ishte në një karrige me rrota.

Mjeshtri i madh sapo kishte dalë nga një séancë radiotérapie.

Ajo që të bën përshtypje është fakti që aktori i madh, sot 72 vjeç, nuk e ka hûmbur besimin dhe shpresën, sepse edhe në atë gjéndje, ai pozon duke buzëqeshur.

Por çfarë bëhet sot pas disa muajsh me të madhin Mirush Kabashi?

I veshur sportiv,  i ndihmuar nga një shkop për të ecur, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, fotografohet nëpër Tiranë.

Siç mund ta shikoni nga fotoja, duket se shëndeti i aktorit është përmirësuar dukshëm.

Ai kishte pasion të madh sportin dhe sidomos notin.

Si një durrsak ekselent, Kabashi ushtrohej vazhdimisht me not dhe ishte shumë në fôrmë, madje në një fôrmë të rrallë fizike krahasuar me moshatarët e tij.

Ne urojmë që i madhi Mirush Kabashi të shërôhet plotësisht dhe të rikthehet në skenën e teatrit apo në kinematografi, aty ku ai na ka dhuruar një shumëllojshmëri personazhesh, që mbeten të përjetshme në memorien tonë.

Kthehu shpejt mjeshtër! Ne të presim. 

         

/Burimi:Panoramaplus/Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit