Të miturit sherr me thika në Vlorë, plagoset 14-vjeçari

Të miturit sherr me thika në Vlorë,…

Një ngjarje e rëndë raportohet të jetë regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku dy adoleshentë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa sipas burimeve zyrtare nga Policia një 16-vjeçar ka plagosur me thikë të miturin e moshës 14-vjeçare.

Pas ngjarjes ka nisur një procedim në gjendje të lirë për autorin, teksa janë referuar materialet në prokurori.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit