‘Të mora Atdheun dhe Gelin’, çfarë po ndodh mes Sindit dhe Sarës së ‘Përputhen’?

‘Të mora Atdheun dhe Gelin’, çfarë po…

Sindi ishte e ftuar në emisionin “Në Pranga”. Ajo u pyet rreth konkurrentëve të “Përputhen”, teksa Sara e ‘thumboi’ publikisht.

E pyetur për të, Sindi refuzoi të përgjigjej duke thënë “Pse na përmendni emra të tillë në këtë orë? Na e shpifët!”.

Menjëherë pas deklaratës së saj reagoi dhe Sara. 

“Zonjushë Sind Minioni normal që do ta shpifi Sara se mirë Atdheun ta hoqa nga harta, por edhe Gelin që mendove që kishte çerek shansi s’të lashë ta shijoje takimin deri në fund. S’ke faj edhe unë po të isha në vendin tënd do e urreja veten time”, shkroi ajo në “Instastory”.

Image

Sindit nuk i ka shpëtuar përgjigjja e Sarës dhe nuk e ka lënë me kaq. Ajo i ka kujtuar ish-konkurrentes intervistën me Antonelën, në të cilën u shpreh se Atdheu pëlqen më shumë brunet se bjondet dhe se ato të dyja ishin lodhur kot.

Më tej, ajo ka publikuar dhe një pjesë tjetër nga një intervistë e Atdheut, i cili ka thënë se ka shumë respekt për Sindin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit