“Të moshuar të tjerë presin në rradhë për të marrë vaksinën”, Lideri Suprem i Iranit, vaksinohet para tyre

“Të moshuar të tjerë presin në rradhë…

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, të premten e mori dozën e parë të një vaksine vendore kundër koronavirusit, në kohën kur shumë iranianë tjerë të moshuar prisnin në radhë në orën 5 të mëngjesit me shpresë së do të arrijnë të vaksinohen.

Me maskë në fytyrë e me rroba tradicionale, pranë fotografisë së themeluesit të Republikës Islamike, Ayatollah Ruhollah Khomeini, Khamenei e mori dozën e një vaksine të zhvilluar në Iran, e cila u miratua për përdorim vetëm para më pak se dy javë.

Khamenei e mori vaksinën e quajtur COVIran Barekat, e zhvilluar nga fondacioni shtetëror, Setad. Lideri suprem tha se ka qenë i vendosur që të presë për një vaksinë të zhvilluar në vendin e tij, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Irani është goditur nga mungesa e vaksinave kundër koronavirusit pikërisht në kohën kur një valë e pestë e pandemisë po e përfshin shtetin e madh të Lindjes së Mesme. Më pak se 2 për qind e popullsisë është vaksinuar deri më tani atje, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

Deri më tani, në vendin me mbi 80 milionë banorë janë regjistruar mbi 83.000 vdekje të lidhura me Covid-19, ndërsa mbi 3.1 milionë njerëz janë infektuar. Irani ishte shteti i dytë në botë që u përfshi nga pandemia, pas Kinës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit