Të moshuarës i bie të fikët, Rama i pashqetësuar vijon të kërcejë tallava

Të moshuarës i bie të fikët, Rama…

Doni të dini sesa të interesuar janë politikanët për shqiptarët? Mjaftoni të shihni sesi kërcen edhe dëfrehet kryeministri Rama në Devoll, ndërkohë që përpara këmbëve të tij rrëzohet përtokë një grua e moshuar. Gjatë takimeve elektorale që Rama po zhvillon me militantët, e pranishme në Devoll ka qenë edhe një grua.

Ajo i ka dhuruar një buqetë me lule kryeministrit teksa ishin duke kërcyer tallava. Të moshuarës i bie të fikët ndërkohë që Rama sikur të mos kishte ndodhur asgjë vijon të dëfrehet me ritmet e tallavasë së tij të preferuar.

Një gjest mjaft i turpshëm për një kryeministër i cili ditë e natë në media mban ligjërata në emër në popullit shqiptar, thotë se shqetësohet për shqiptarët dhe se do t’ua bëjë jetën fushë me lule. Fjalime propagandistike të cilat shuhen nga mosreagimi i kryeministrit, kur përballë tij një të moshuar nuk e mban shëndeti.

Videon e gjeni te minuta 22:30, klikoni këtu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit