“Të nderuar zemërgurë dhe zemër-qelbur”/ Mjeku i QSUT-së kritika kolegëve për tamponët

“Të nderuar zemërgurë dhe zemër-qelbur”/ Mjeku i…

Një tjetër denoncim për moskryerjen e tamponëve nga autoritetet shëndetësore te personat me simptoma të COVID.

Denoncimi këtë herë vjen nga një mjek.

Petrit Vargu, mjek në QSUT denoncon sjelljen e kolegëve, që sipas tij, nuk i janë përgjigjur kërkesës së të vesë së kompozitorit Feim Ibrahimi për t’i bërë tamponin.

“Disa miq e dashamires me njoftojne qe bashkeshortja e te pavdekshmit Feim Ibrahimi, ish mesuesja e gjeneratave te tera mjekesh, avokatesh, inxhinieresh etj… eshte me temperature dhe ka dite qe kerkon ndihme nga urgjenca e Tiranes per te bere analizen e famshme te tamponit”, shkruan mjeku në një postim në FB.

“Te nderuar zemergure dhe zemerqelbur, qe sot fatkeqesisht per popullin shqiptar jeni ne pushtet, kush eshte kriteri qe e perjashton gruan e kompozitorit legjendar shqiptar te mos beje tamponin? Nese nuk keni respekt per jeten e nje njeriu kini respekt per ate qe Feim Ibrahimi ka bere per Shqiperine. Turp t’ju vije! Qenkeni te pakorrigjueshëm”, vijon mjeku.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit