‘Të nisin hetimet’, Murrizi i kërkon Manastirliut të mbajë përgjegjësi për skandalin në Vlorë

‘Të nisin hetimet’, Murrizi i kërkon Manastirliut…

Deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit që të nisin menjëherë hetimet për mjekun në Vlorë, QSUT-në dhe Spitalin Infektiv, të cilat janë të lidhura me skandalin e të moshuarit nga Vlora, kufoma e të cilit u la 70 ditë në morg.

Murrizi i ka kërkuar llogari ministres Manastirliu që të ndërmarrë veprime konkrete lidhur me këtë rast, por ajo nuk i ka kthyer përgjigje. Gjatë kohës që deputeti fliste Manastirliu vetëm ka ulur kokën.

Më tej, ai u shpreh se me vaksinën ruse po duan të vaksinojnë ata që janë 80-vjeç e sipër, pasi këtë vaksinë do t’ua japin nostalgjikëve komunistë për rusët.

“Propaganda e daljes me tenxhere në dorë, me termus, me trajsta me çdo ngarkesë është e pështirë. Së pari nuk është sadaka, por janë marrë nga taksat e shqiptarëve.

Nuk është ndonjë hata e madhe që një princ dërgon 12 mijë euro peshqesh vaksinash. Kur do të fillojë vaksinimi i më shumë se gjysma e shqiptarëve. Të krijohet një farë imunitet i tufës. Shqipërisë i duhet 6 milion vaksina. Nuk po e mendoj për ata pa letra emigrantët që janë jashtë. Marsi u mbyll me 90 mijë vaksina. Po sa kohë do duhet për të siguruar 6 milion vaksina? Pas ministres duhet të negociojë edhe ministri i tërmetit. Se ca lidhje ka nuk e di. A nuk kanë besim tek ju që duan t’ia japin Ahmetajt? Ky a do ta bëjë me skela? 1 miliard e 75 milion i mori ky i tërmetit. Ishalla nuk hapet ndonjë tender për reçel fiku.

Unë dua të di se kur do të vaksinohem më shumë se gjysma e shqiptarëve. Me këtë ritëm Shqipërisë i duhen 6 milion vaksina. Me këtë ritëm që u mbyll marsi a mund të më thoni se sa kohë do duhet që të përfundojë vaksinimi në vendin tonë.

Zonja ministre nuk e di se sa je e informuar për një ngjarje të transmetuar mbrëmë nga gazetarja Alketa Ceka. I ndjeri Luan Zeqiri në Vlorë ka ndërruar jetë më 6 janar ka humbur nëpër frigorifer për 70 ditë. I bëj thirrje SPAK të fillojë menjëherë hetimet për atë grup banditësh të veshur me bluza të bardha në Vlorë. Nuk ka më turp dhe krim se kur familjarët nuk dinin se ku e kanë të afërmin e tyre. Edhe e marrin pas 70 ditësh pasi u bë mediatike.

Kërkoj menjëherë hetimin e atyre mjekëve të Vlorës dhe të pseudo mjekëve të spitalit Infektiv, që na i keni sjellë si kandidatë. Nuk e di se si shtrohen, a janë me inventarë a jo. Nuk e di të them si bagëti, jo se edhe ata janë me inventar. Kërkoj hetimin e atij palaços në Vlorë, të drejtorisë së QSUT-së dhe të Infektivit për hedhjen e kufomës së të ndjerit.

Ju morët vaksinat ruse, ju anti-rusët e mëdhenj. Ju që po tu kontrolloni mbani në kuleta foton e Enver Hoxhës. Edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë. Pse e keni ndarë në grupmoshë, keni qejf që nostalgjikët e komunizmit të marrin vaksinën ruse.

Propagandën e keni 10-fish më shumë se sa punën”,- tha Murrizi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit