“Të paçim komandant Rama, kriminelët po ndjekin këshillën tënde!” gazetari ironizon Ramën pas atenatit të Çapajve

“Të paçim komandant Rama, kriminelët po ndjekin…

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, në një shënim në mediat sociale ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Elbasan, duke risjellë disa deklarata të papërgjegjshme të kryeministrit Rama pak kohë më parë.

Në prani të gazetarëve, kryeministri i habiti të gjithë, kur pyetjes se çfarë bën policia për të parandaluar ngjarje të rënda, ju përgjigj: Ta hanë kokën e njëri-tjetrit, dhe sa here ta hanë kokën e njëri-tjetrit, që ta dish ti, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë.

“13 nëntor 2018, Udhëheqësi dora vetë: “Ta hane koken e njeri-tjetrit, dhe sa here ta hane koken e njeri-tjetrit, qe ta dish ti, une nuk ndjej apsolutisht asnje gje tjeter, pervec se marrim fryme thelle.

Keshtu qe kur te hane koken e njeri-tjetrit, hengshin kokat e njeri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrene kokat e njeri-tjetrit”…

“Te vrásin njeri-tjetrin, ta bejne ata, dhe jane te lutur ta bejne”,…
Te paçim, komandant, po ta ndjekin keshillen.

Ate po bejne. Po hane kokat e njeri-tjetrit dhe nuk po ngopen, se ngreni kokat e njeri-tjetrit…
Kur agjensite e zbatimit te ligjit, kthehen ne agjensi funerale, normale qe zjarrfikesit do plagosen duke fikur zjarrin e makines se atentatoreve, pasi jane larguar nga vendi i krimit…

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit