Të paktën 31 të vrarë në një çerdhe në Tajlandë, autori i krimit është një ish-oficer

Të paktën 31 të vrarë në një…

Të paktën 31 persona janë vrarë në një sulm me armë dhe thikë nga një ish oficer policie në një qendër parashkollore për fëmijë në Tajlandë.

Policia thotë se mes viktimave ka fëmijë dhe të rritur.

Sulmuesi qëlloi dhe goditi me thikë fëmijë dhe të rritur dhe tani është në arrati, tha policia. Motivi i sulmit është i paqartë.

Raportet në Tajlandë thonë se oficeri ishte shkarkuar së fundmi dhe se ai u pa për herë të fundit duke ngarë një kamion të bardhë Toyota me katër dyer, me targa regjistrimi të Bangkok.

Një oficer i lartë i policisë në provincën Nong Bua Lamphu tha se 23 fëmijë ishin në mesin e viktimave, raporton BBC

Në vitin 2020, një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit