Të paktën kaq(?) herë në ditë... Sa shpesh duhen larë duart me sapun për t'u mbrojtur nga Koronavirusi

Të paktën kaq(?) herë në ditë… Sa…

Nuk mjafton që të kapni një sapun dhe ti sapunisni disa herë duart në një larje dhe të mendoni se shpëtuat…

Janë të paktën disa larje të mira në ditë me ujë të bollshëm dhe sapun ato që mund të mbajnë larg virusin e tmerrshëm nga ju.

Ekspertët nga Mbretëria e Bashkuar thonë se është e preferueshme të pastrohen duart gjashtë herë në ditë, për t’u ruajtur nga koronavirusi.

Sipas mediave të huaja, kjo ishte këshilla që jepej nga mjekët në fazat e hershme të këtij virusi.

Por një studim i ri, thotë se, larja e duarve deri 10 herë në ditë, e bënë më të vështirë prekjen nga koronavirusi.

Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga viti 2006-2009, mbi viruset shumë të ngjashëm me llojin që po qarkullon në ditët e sotme.

Kështu u zbulua se 1,663 pjesëmarrës kishin shumë më pak gjasa të prekeshin nëse do të pastronin duart së paku gjashtë herë në ditë.

Ato janë një familje e viruseve që zakonisht shkaktojnë sëmundje të butë, siç është ftohja e zakonshme.

Ndërsa të gjitha ato përfshirë edhe këtë të koronavirusin, mund të eliminohen nga sapuni dhe uji.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit