“Të paktën t’iu gjenden trupat”/ Dalin në protestë familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë

“Të paktën t’iu gjenden trupat”/ Dalin në…

Po bëhet gati një muaj që familjarët e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit nuk kanë asnjë informacion për zhdukjen e tyre. Ata kanë dalë sot në protestë, pasi pretendojnë se policia nuk po bën asgjë për gjetjen e tyre. Familjarët e 46-vjeçarëve i kërkojnë policisë të gjejnë sa më shpejt të të afërmit e tyre, qoftë edhe trupat.

Shumë prej familjarëve nuk kanë shpresa që të afërmit e tyre të jenë gjallë, ndërkohë që përjashtojnë mundësinë që zhdukja të lidhet me konflikte që kanë të bëjnë me pronën.

“Kërkojmë nga shteti të paktën trupat, jam xhaxhai i Fatmir Sulovarit, nuk kemi dyshime se të kishim do kishim komunikuar ne vetë me policinë. Shteti ka mundësinë që ti gjejë personat, nuk ka lidhje me konfliktin për pronën. Nuk ka pasur as konflikte dhe as gjëra për tokën.

“Ne duam që shteti të bëjë kërkime dhe ti gjejë. Nuk e kuptojmë në botë se pse janë zhdukur. Shpresojmë që shteti të bëjë kërkime sa të mundet, i ka mundësitë. Do të vazhdojmë të protestojmë, të paktën sa të gjendet trupi, që ti hedhim një dorë dhe”, thotë një prej familjarëve të Sulovarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit