Të përfshira dy grupe, detaje nga konflikti i armat.osur në Lezhë

Të përfshira dy grupe, detaje nga konflikti…

Detaje të reja bëhen me dije nga konflikti i armatosur, ndodhur në Lezhë, më herët gjatë ditës. 

Dyshohet se në ngjarje të përfshira janë dy grupe. Dy grupet e përfshira në konflikt dyshohet se janë banorë të fshatit Gjadër.

Sipas një rindëtrimi paraprak të ngjarjes, Odise Simoni kishte ndaluar tek një bar në aksin Lezhë-Shkodër. Një automjet është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të 29 vjeçarit. Autori që ka qëlluar drejt Odise Simonit është Daniel Rama. Ky i fundit është shpallur në kërkim policor.

“Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit shtetasi Daniel Rama,40 vjeç ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin Odise Simoni,29 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit