"Të q* robt, je kartë e djegun"! Historia tronditëse e shkodranes që u detyrua nga i fejuari të punojë si prostitutë

“Të q* robt, je kartë e djegun”!…

Mbas një lidhjeje të njohur edhe nga prindërit e saj , L… 30 vjeç vendosi që së bashku me të dashurin e saj të emigronin. Por sapo mbërriti në Bruksel nën dhunën dhe kërcënimet për jetën që I vinin nga të afërmit filloi të prostituoj.

Rrëfimi dhe hetimi i prokurorisë ndaj çiftit shkodran , njëri prej të cileve u kallzua 10 vjet mbasi e mashtroi të dashurën, dhe prindërit e saj se do të shkonin ne altar dhe se për të nisur një jetë të re duhej “ sakrificë”. Por si ajo , ai kishte dërguar në Belgjikë edhe shumë “ të dashura” të tjera. Njëra prej tyre kur u pyet nga belgët se përse i kishte dërguar para shqiptarit që ajo pretendonte se nuk e njihte tha : I nisa euro mbasi ai po ndërton një vilë në Shkodër.

Por asnjëra prej tyre me përjashtim të më të resë nuk pranoi ta akuzonte përvec vajzës që ju tha se ajo ishte gruaja. Gjatë disa muajve në Bruksel L…rrihej vazhdimisht në shtëpinë ku jetonte me qira me të dashurin shkodran I cili sapo ajo kthehej në dhomë numëronte paratë e fituara dhe e pyeste : përse vajzat e tjera kanë fituar më shumë se ti. Puno në shumë. “ Jetonim në Shkodër dhe i dashuri im më bindi të niseshim drejt Brukselit .

Isha e lidhur nga viti 2011 deri në vitin 2014. Ai më bindi se kur të shkonim në Bruksel , do punoja si kamariere dhe shoqëruese në një lokal”. Prokuroria veçon faktet duke theksuar se e reja ka pranuar me dijeninë e prindërve që ishin të bindur që po martonin vajzën, ka udhëtuar nga Shkodra për në Milano dhe me pas ka marrë avionin për në Bruksel.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit