“Të rinj që emigrojnë dhe paga të ulëta”/ Kosova ngre alarmin mungesë punëtorësh

“Të rinj që emigrojnë dhe paga të…

Ashtu sikur në Shqipëri edhe Kosova po përballet me rritje të nivelit të papunësi, por edhe të mungesës së fuqisë punëtore. 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, e gjen Kosovën me mungesë punëtorësh në disa sektorë.

Sipas ASK-së, nga mbi 1.2 milion qytetarë në moshë pune, mbi 380 mijë janë të punësuar, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë. Që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë. Kjo vjen për shkak se të rinjtë janë të pakënaqur nga niveli i pagave dhe preferojnë të emigrojnë.

Gjithashtu, Kosova ndër vite ka pasur shkallë të lartë të papunësisë. Në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat mbulojnë tremujorin e parë të vitit 2022, papunësia llogaritet të jetë 16.6 për qind. Ka pësuar një rënie, por të paefektshme në ekonomi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit