Tensionet kanë vijuar gjatë protestës kombëtare të kësaj të shtune në Tiranë, ku të rinjtë kanë lëshuar fishekzjarrë në drejtim të autobotëve të ujit të vendosur nga Policia.
Në pamjet shihet momenti kur protestuesit ndezin dhe hedhin fishekzjarrë drejt autobotëve, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.
Protesta e sotme është thirrur nga studentët, të cilët kanë vendosur të intensifikojnë lëvizjen e tyre kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke refuzuar çdo përpjekje për dialog pa plotësimin e kërkesave të tyre.
Ndërkohë, gjatë tubimit janë regjistruar edhe përplasje të tjera, me hedhje gurësh dhe sendesh në drejtim të Policisë, e cila është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/M1xRfMnjjDo” title=”Të rinjtë “bombardojnë” me fishekzjarrë autobotët e ujit” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>