Ky është momenti kur një furgon i Policisë përballet me zemërimin e një grupi të rinjsh gjatë protestës në Tiranë.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, protestuesit shihen duke hedhur gurë në drejtim të automjetit, duke i thyer xhamat dhe duke e detyruar të ndryshojë drejtim e të largohet.
Pamjet vijnë në një tjetër mbrëmje të tensionuar, teksa të rinjtë u përballën me uniformat blu për orë të tëra edhe sot në rrugët e kryeqytetit.
Protesta po shoqërohet me episode të forta dhe përplasje me forcat e rendit, ndërsa pakënaqësia e qytetarëve ka dalë prej kohësh përtej mureve të institucioneve.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/k68xWCmB4_k” title=”Të rinjtë ‘bombardojnë’ me gurë furgonin e policisë, i thyejnë xhamat” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>