Të rinjtë britanikë nuk i ndal as i ftohti e as shiu, mbushin lokalet në natën e parë të lirisë (FOTO)

Të rinjtë britanikë nuk i ndal as…

Të rinjtë britanikë kanë sfiduar të ftohtin dhe shiun për të shijuar natën e parë brenda pub-eve dhe bareve, që pas mbylljes së tyre nga masat e rrepta të qeverisë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Mbrëmjen e së premtes, njerëzit u dynden nëpër rrugët e qytetit dhe mbushën baret. Edhe pse po frynte erë dhe kishte shi, të rinjtë shfaqeshin të qeshur dhe në humor të mirë për të shijuar lirinë e munguar si pasojë e koronavirusit.

Mediat angleze kanë publikuar fotografi të shumta nga mbrëmja e djeshme, ku shfaqen të rinjtë në qendër të qytetit të Mançesterit që festojnë natën e parë të lirisë që nga lehtësimi i fundit i masave të bllokimit.

Ndërkohë në Soho, njerëzit u ulën jashtë bareve dhe restoranteve, edhe pse kishte reshje të dendura të shiut.

Të rinjtë britanikë nuk i ndal as i ftohti e as shiu, mbushin

Shefi ekzekutiv i Mikpritjes në Mbretërinë e Bashkuar, Kate Nicholls, ka paralajmëruar se shumë vende ende nuk mund të hapen baret edhe brenda, por që ky vendim do të ndryshojë me heqjen e kufizimeve të Covid-19.

Të rinjtë britanikë nuk i ndal as i ftohti e as shiu, mbushin
Të rinjtë britanikë nuk i ndal as i ftohti e as shiu, mbushin
Të rinjtë britanikë nuk i ndal as i ftohti e as shiu, mbushin
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit